Molliqaj – Mushkolajt: T’i kanë ofru 100 mijë euro për me hi në parti

Dardan Molliqaj i ka thënë se analistit Imer Mushkolaj i janë ofruar 100 mijë euro për të hyrë në një parti politike.

Molliqaj ia ka përmendur analistit Mushkolaj kohën kur ka qenë në LDK.

Ti ke qenë në LDK, a po?

“Unë te forumi rinor i LDK-së kam qenë gjatë shkollës së mesme”, thotë Mushkolaj.

“Ti ke negociu me hi në AAK”, ka thënë Molliqaj.

“Pse ke negociu, a janë hajna? A ke negociu me PDK-në? Je zhurmaxhi i debateve”, ka thënë Molliqaj.

“Ti kanë ofru 100 mijë euro për me hi në parti, në momentin që dikush vjen me t’ble, dije që nuk i ke punët mirë, 16 vjet jam në politikë dhe askush s’ka ardhë me m’ble”, ka thënë Molliqaj.