Molliqaj për Haki Abazin: VV ma qiti përpara një njeri që punoi më së shumti për ndarjen e partisë

Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga AAK-PSD, sonte në Zona Zgjedhore ka folur rreth përplasjes fizike që pati para disa ditësh me Haki Abazin e Vetëvendosjes.

Molliqaj ka thënë se edhe aty u pa një pjesë e tij, dhe se Vetëvendosje vazhdimisht ka akuzuar e fyer njerëzit e PSD’së, por që tash më nujk do të heshtin karshi tyre.

‘’Edhe aty është një pjesë e Dardanit. Ky jam unë, aty është një pjesë e Dardanit. Ne kemi rrugëtim të gjatë politk me VV’në, shumë suksese, gabime e mësime bashkë. Pata konsideru se është legjitime ndarja e rrugëtimit politk. Kjo është ndërrimi i rrugës, mospajtimit.

Ajo që e përshkruan më së miri,është fjalimi i sapo aderuari Agim Bahtiri që thot kryetarin e kemi dhuratë të Zotit. Që është qenie njerëzore. Ky ishte koncepti pse u ndamë. Për gabimin tim, dhe miqve të mi është që në rrugëtimin tonë heshtëm përballë akuzave, shpifjeve me idenë që kjo cështje të mbyllet. Prandaj shkuam ta themi të vërtetën. E dërguan një person të s’kam respekt, është keqpërdorues i madh i fondeve të organizatave civile, ka qenë person që në kohën kur ishim në burg e arrestoheshim, ai ka punu kundër VV’së. Ka plot fakte për ta dëmtu dhe shkatërru VV’në. Unë jam ballafaqu me eksponentë të PDK’së, por asnjëherë sjam sha.