Moment shokues kur dy anije përplasen me njëra-tjetrën në Meksikë (video)

Dy anije janë përplasur në njëra-tjetrën në një port në Meksikë.

Të premten rreth orës 08:30 të mëngjesit të kohës lokale ndodhi përplasja.

Një person pësoi lëndim në njërën nga anijet, kur një grup mysafirësh u evakuua nga dhoma e ngrënies, transmeton Telegrafi.

Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale, tregojnë momentin e përplasjes kur njëra nga anijet ishte duke u larguar nga porti dhe tjetra ishte në lëvizje.

Pamjet tregojnë gjithashtu dëme në pjesën e pasme të anijes, duke përfshirë dritaret që janë shkatërruar dhe një kangjellë që është përkulur.

Nuk është e qartë nëse pjesa e përparme e anijes ishte dëmtuar.