Momente dramatike të stuhisë Kiara në Angli (video)

Pamje dramatike vijnë nga Anglia, ku stuhia “Kiara” po bën shumë shkatërrime. Një sërfist i “çmendur” edhe pse ishte paralajmëruar për stuhinë, kishte marrë guxim që të sfidonte dallgët por prej orësh nuk mund të dilte në breg.

Të gjendur në këtë situatë, rojet bregdetare kanë marrë një barkë shpëtimi për t’i ardhur në ndihmë. Por një moment dallgët e mëdha disa metra gati e kanë përmbysur barkën që do të shpëtonte të riun.