Momenti i aksidentit të rëndë në fshatin Llugë të Podujevës, 4 të lënduar (Video)

Një vet-aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Një veturë ka humbur drejtimin, kështu duke përfunduar e rrokullisur në oborrin e një shtëpie.

Si pasojë e ktij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 14:22, në fshatin Llugë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). Një veturë ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Llapi.info ka siguruar videon nga momenti i aksidentit, teksa shihet se si kanë shpëtuar fëmijët që ishin duke lozur në oborrin e tyre.