Momenti i arrestimit të dyshuarve të grabitjes në pompën e benzinës në Mitrovicë (VIDEO)

Mbrëmë disa hajna kanë plaçkitur një pompë të derivateve në Mitrovicë.

Pompa në Zhabar u bë cak i hajnave por nuk dihet nëse hajnat arritën të marrin para dhe sa është shuma e tyre.

Në videon e siguruar nga Qyteti i Mitrovicës, shihet Policia e Kosovës duke arrestuar të dyshuarit e grabitjes afër Alfa Trade.

Nga pamjet në video, shihet numër i madh i forcave policore.