Momenti kur droni turk djeg autokolonën ruse në Ukrainë që u dërgonte trupave karburant dhe municione

Forcat e Armatosura ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë Bayraktar TB-2.

Sipas shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ky dron turk ka shkatërruar një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse.

“Një dron Bayraktar TB-2 dhe pilotët e tij shkatërruan një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Besoni në Forcat e Armatosura! Lavdi Ukrainës”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

/dita