PDK e dërgon sot një lëndë në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot sërish Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin drejtuar mediave nga kjo parti, thuhet se zyrtarë të PDK nga ora 11:00, do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Kushtetuese.

Se për çfarë lënde bëhet fjalë, nuk janë dhënë detaje. Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media.

“Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, nesër (e premte), nga ora 11:00, do të dorëzojnë edhe një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media”, thuhet në njoftim.