Momenti kur gazetarja e BBC bie në tokë pas shpërthimit gjatë intervistës live (VIDEO)

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi ditën e djeshme në Bejrut, shkaktoi mbi 110 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Të shumta kanë qenë videot që qarkullojnë në internet se si është përjetuar shpërthimi nga njerëz të ndryshëm. Ky është momenti kur gazetarja e BBC Arabic, Maryem Taoumi, po bënte një intervistë në momentin që ndodhi shpërthimi në kryeqytetin libanez.

Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa gazetarja përfundoi në tokë.