Vrasje e rëndë në Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Novobërdës të premtën.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës se djeshme (e premte), rreth orës 20:30, ka ndodhur një vrasje e rëndë në Novobërdë.

Fillimisht ishte raportuar nga nipi, se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje, por prokurori i shtetit pasi ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka cilësuar si vrasje të rëndë.

Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./