Momenti kur Wilder nokauton Ortiz me një goditje brutale (video)

Deontay Wilder po vazhdon dominimin e tij në boksin e peshave të rënda.

Amerikani ka mbrojtur titullin e WBC për të dytën herë kundër Luis Ortiz, të cilin kësaj here e nokautoi në raundin e shtatë.

Ortiz nuk ia doli që t’i bëjë ballë goditjes së ‘Bronze Bomber’, dhe pasi preku tapetin, nuk arriti të ngritej më në këmbë për të vazhduar duelin.

Me këtë fitore, amerikani Wilder shkon në një rekord fantastik prej 42/0/1, duke vazhduar ecurinë pa humbje edhe pas 43 meçeve.