Përfundon takimi Kurti-Vuçiq

Ka përfunduar takimi në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, si dhe i Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i Kurtit me Vuçiç-in, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, ka zgjatur gati dy orë.

Takimet në Bruksel këtë të enjte kanë filluar nga që nga ora 9:00.

Fillimisht liderët e dy shteteve respektive kanë pasur takime të ndara me ndërmjetësit evropianë.

Pasi i përfundoi takimet ndaras, dhe në prag të takimit trepalësh, pati një reagim nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Borrell tha “është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit”.

“Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi./AP