Monego padit BQK-në

Avokati Granit Vokshi me asistentin e tij në emër të Monegos ka dorëzuar padi kundër Bankës Qendrore të Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Vokshi tha se në bazë të provave të paraqitur kërkojnë shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokimin e licensës, njofton Klan Kosova.

Sipas Vokshit, gjykata është e obliguar që në afat prej tri ditësh të marrë vendimin.