Monika Kryemadhi: Me Ramën as nuk jam bashkuar, as nuk jam ndarë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në një emision radiofonik në “Top Albania Radio”, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, detyrën si kryetare dhe marrdhënien me Edi Ramën, për të cilën thekson se nuk ka patur as bashkim e as ndarje.

Që të jemi të sinqertë, unë as nuk jam bashkuar dhe as nuk jam ndarë ndonjëherë me Ramën, si Monikë. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që Monika e ka të panegociueshme marrëdhënien dhe mbrojtjen e krahëve të miqëve të saj. Çfarë dua të them? Dua të them që kur ne bëjmë një marrëveshje për të luajtur në një ekip bashkarisht dhe kur ti shkon dhe bën autogol sepse të ka paguar ekipi tjetër, mua më merr të keqen, nuk ta fal më! Kështu që, jo vetëm Rama, por kushdo tjetër, duhet të kuptojë që me Lëvizjen Socialiste për Integrim, jo vetëm me Monikën, por me çdo djalë apo vajzë të kësaj partie, nuk mund të thuash që unë jam ekipi yt dhe t’i bësh gol ekipit tënd”, ka thënë kryetarja e LSI-së./dritare.net