Bislimi raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka nisur raportimin e tij në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me dyer të mbyllura. Raportimi lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e këtij Komisioni ka qenë e mbyllur për media dhe se mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Më këtë rast Komisioni ka votuar draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.