‘Mos më shtin me t’ardhë qaty’: Bekë Berishën e nervozon deputeti i VV-së

Bekë Berisha, deputet i AAK-së, ka thënë se ‘është koha e rrencave’ prandaj Vetëvendosje nuk po e voton rezolutën që përmirëson kushtet e Policisë së Kosovës.

Por gjatë fjalës së tij, deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi e pengonte deputetin e AAK-së.

‘O ti djalë, kujdes fjalorin kur jam tuj folë, se seriozisht jam tuj folë, mos m’shtin me të ardhë qaty’, tha Bekë Berisha.

Kryeparlamentari Konjufca ia tërheqi vërejtjen deputetit të AAK-së më pas./Fokusi.info/