Mosmarrëveshja e filluar në Zvicër, përfundoi me vrasje në Kosovë

Një mosmarrëveshje që kishte nisur në Zvicër, përfundoi me fatalitet në Kosovë. Gjatë të shtënave me armë në Viti mbeti i vdekur një 25-vjeçar dhe dy të plagosur.

Burime të RTV Dukagjinit konfirmojnë se mosmarrëveshjen e mëhershme mes palëve. Dëshmitarët e rastin tregojnë se të dy veturat kanë qenë me targa të Zvicrës, dhe janë takuar te ura në Viti.

Njëri person ka gjuajtur me armë ndaj tre tjerëve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Dy nga tre të plagosurit kanë marrë plagë të renda, derisa personi i tretë, një 25-vjeçar nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

“Pacienti me inicialet A.R. ka ardhur pa shenja jete në spital. Pacienti tjetër ka pasur plagë në regjionin e pasmë të kraharorit në anën e majtë si dhe në regjionin e kokës. Pas ndihmës së dhënë pacienti është dërguar për trajtim në QKUK”.

I dyshuari për rastin është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës shpejt e ka lokalizuar të dyshuarin për këtë rast dhe ai është arrestuar për këtë rast. Është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismat Hashani.

Ndaj të dyshuarit prokuroria ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.