Moti gjatë ditëve të ardhshme

Fundjava me mot të nxehtë dhe me diell. Javën e ardhshme priten reshje lokale shiu dhe rënie e theksuar e temperaturave.

Në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të sjell kushte për reshje lokale shiu, e nga mesi i javës edhe rënie të theksuar të temperaturave për 5C deri në 10C.

6.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

7.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

8.07-9.07 – Të hënën jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

10.07 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe shi, e vende-vende edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, ndërsa nga java e ardhshme pritet të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të shënojnë rritje deri në 34C, e më pas pritet të zbresin edhe deri në 24C.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë veriperëndimore 1-2m/s, e ditën e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Prishtina weather