Numërohen mbi 11,000 vota me kusht – ja rezultati e përqindja për secilën parti

Mbi 11,000 nga votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta janë numëruar.

Nga këto vota po vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 27.08 për qind.

Partia e dytë që ka vota më së shumti me kusht është PDK, me 21.70 për qind.

LDK renditet e treta me 19.12 për qind e pasuar nga AAK-PSD me 16.28 për qind.

Nisma-AKR nga këto vota të numëruara ka 4.77 për qind të votave me kusht.