Moti në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor duke sjellë reshje afatshkurtra. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.