Moti në Shqipëri

Masat ajrore të paqëndrueshme me origjinë Atlantike vazhdojnë të jenë prezente të cilat po kushtëzojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu.

Moti do të jetë me alternime vranësirash të pasuara me rreshje shiu jo të vazhdueshme në zonën Veriperëndimore. Në alpe do të ketë rreshje bore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  3/10°C

Zonat e ulëta  8/14°C

Zonat bregdetare 11/15°C