Nura reagon ndaj Qeverisë pas ndaljes së pagave: Më keq se kaq, s’ka ku shkon!

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura e ka quajur skandaloz vendimin e qeverisë për ndaljen e pagave për grevistët.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se s’ka ku shkon më keq dhe se institucionet shtetërore nuk mund të shndërrohen në çerdhe cubash që me vendimet e tyre cenojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Postimi i tij i plotë:

Dje kërkuan listat e sherbyesve civil, sot me vendime skandaloze ndaj sektorit të arsimit. Në vend të dialogut social si alternativë për zgjidhjen e problemeve, vjen lajmi i keq i ndaljes së pagës së mësimdhënësve.

Institucionet shtetërore në një sistem demokratik përfaqësojnë qytetarin dhe interesin e tyre, ato nuk mund të shndërrohen në çerdhe cubash që me vendimet e tyre cenojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Më keq se kaq, s’ka ku shkon!