Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë në disa rajone mund të ketë zhvillime të vranësirave të cilat edhe mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone në veri, lindje, verilindje (vise kodrinore-malore) priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite vonë në disa vise kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell paradite dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në shumë rajone pritet destabilizim i motit, priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal që nënkupton se në disa rajone mund të ketë rrebeshe të fuqishme, kurse disa rajone tjera mund të mbesin pa asnjë pikë shiu.

Ditëve të ardhshme pritet të kemi mot jostabil me ulje të lehta të temperaturave dhe me zhvillime të vranësirave pasditeve dhe mbrëmjeve të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan