Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Gjatë nates në rajonin tonë do të ketë shtim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin reshje apo rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë kryesisht simbolike dhe vetëm në disa rajone pak më intensive, kurse në disa rajone nuk do të ketë fare reshje.

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi me vranësira të dendura dhe mundësi për riga të dobëta shiu pritet të stabilizohet moti por do të jetë më freskët se sot. Reshjet eventuale do të ndërpriten në tërësi dhe moti do të kthjellohet.

Në Shqipëri nesër pritet të rikthehen kthjellimet, por do të ketë edhe vranësira kalimtare, kurse ngjashëm pritet të jetë moti edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Nga e shtuna në tërë rajonin do të ketë fuqizim dhe dominim të plotë të masave të thata ajrore anticiklonike. Gjithashtu do të kemi depërtimin e masave ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe për këtë nuk do të ketë dyshim fare, pra do të kemi një mini-verë në mes të Tetorit./Meteoballkan