Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në orët e hershme të mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe do të jetë freskët.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë perudhë kohore. Në mëngjes nëpër shumë lugina të rajonit mund të ketë mjegull dhe do të jetë ftohtë, kurse gjatë dites priten ngritje rapide të temperaturave.

Edhe ditëve të ardhshme nuk parashihet ndonjë ndryshim i kushteve sinoptike, do të vazhdojmë të jemi nën ndikimin konstant të masave ajrore të fuqishme të thata anticiklonike dhe të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore./Meteoballkan