LAJMI I FUNIDT: Eskorta e Kadri Veselit rrugës për Mitrovicë

Makina të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës, njofton Klankosova.tv.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, eskorta nw të cilën besohet se është ish kryetari i kuvendit, Kadri Veseli u pa në fshatin Smrekonicë.

Kujtojmë se ditë më parë, Veselit i ka vdekur nëna, e që kjo është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë nga qendra e paraburgimit në Hagë.