Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, me rreze të shumta diellore dhe erëra lindore dhe verilindore të cilat do të kushtëzojnë mot të freskët. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta vende-vende.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i kthjellët dhe me shumë rreze diellore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta vende-vende.

Mot pothuajse i ngjashëm (me shumë diell) na pret edhe ditëve të ardhshme, por nga e enjta erërat do të fillojnë të qetësohet dhe temperaturat do të shënojnë ngritje  të ndjeshme në të dy vlerat ekstrem-ale./Meteoballkan