Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë freskët, por pa reshje atmosferike. Erërat do të fryjnë nga veriu dhe herë pas here do të jenë të fuqishme deri në 45 ose 50 km/h.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë freskët.

Të shtunën na pret mot më i qetë dhe pak më i nxehtë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Ditën e Fitër Bajramit paradite do të mbajë mot kryesisht stabil, kurse pasdite në Kosovë priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe erëra të freskëta veriore si pasojë e depërtimit të një fronti të ftohtë dhe të lagësht ajror nga veriu. Reshje kalimtare shiu pasditen e së dieles priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan