Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Leban në hyrje të autostradës Prishtinë-Podujevë.

Në këtë aksident është përfshirë një autobus dhe një Pikap. Si pasojë e moskontrollit, autobusi ka devijuar dhe ka dalë jashtë rrugës, përcjellë Indeksonline.

Nga fotografitë e siguruara nga Indeksonline mund të shihni se si është bllokuar edhe komunikacioni, duke krijuar edhe kolona. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.