Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në tërë rajonin tonë na pret mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Temperaturat pritet të kulmojnë dhe të luhaten nga 35 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa pasdite vonë në disa vise mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar të vranësirave vertikale të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, por shumica e territorit mbetet pa reshje dhe me vapë Afrikane.

Edhe të premtën dhe të shtunën do të vazhdojë vapa e madhe, por edhe rrebeshet e izoluara pasditeve në disa rajone. Rrebeshet pritet të jenë pak më aktive dhe pak më të përhapura të premtën dhe sidomos të shtunën të cilat edhe mund të freskojnë motin sadopak në ato rajone.

Nga e diela ulje të temperatuve në viset tona kontinentale dhe mot më i këndshëm, por i nxehti vazhdon në viset tona mesdhetare (Shqipëri) edhe pse me intensitet pak më të dobët./Meteoballkan