Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sonte gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesitnë Kosovë do të fillojnë reshjet e shiut të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në reshje bore.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje bore. Do të jetë ditë e vërtetë dimërore. Në intervale të caktuara kohore dhe vende-vende reshjet e borës do të jenë të dendura dhe mjaft estetike. Reshjet e borës do të ndërpriten pasdite ose vonë në mbrëmje.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu, në veri dhe verilindje priten reshje bore. Reshje bore do të ketë edhe në viset kodrinore-malore veçanërisht në lindje dhe juglindje duke mos përjashtuar edhe viset malore në qendër.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu, shqote dhe bore, ndërsa në Mal të Zi në veri të vendit priten reshje intensive bore, kurse në jug reshje shiu.

Pasnesër në tërë rajonin pritet mot mjaft i ftohtë, me vranësira dhe mundësi për intervale kohore me diell. Nata dhe mëngjesi do të jenë me acar në viset kontinentale të rajonit tonë, ndërsa dita e ftohtë por e thatë.

Të enjtën pas natës dhe mëngjesit me ngrica gjatë ditës priten ngritje gradual të temperaturave. Në disa rajone në Shqipëri priten reshje shiu, ndërsa në viset tjera të rajonit do të ketë alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Erërat do të fillojnë të fryjnë përsëri nga jugu.

Të premtën në tërë rajonin vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore me reshje bore./Meteoballkan