Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Erërat veriore kanë filluar dhe temperaturat po ulen. Reshjet e shiut shumë shpejt do të shndërrohen në reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa gjatë natës reshje bore mund të paraqiten shkurtimisht dhe herë pas here edhe në disa ultësira të Kosovës. Reshje bore gjatë natës do të ketë edhe në disa vise në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here dhe vende-vende mund të ketë reshje shiu, shqote dhe bore kryesisht të dobëta.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Në juglindje të vendit mund të ketë reshje të dendura bore herë pas here.

Në Mal të Zi nesër ftohtë në veri dhe me fjolla bore kurse në jug kryesisht thatë, ndërsa në Maqedoninë Veriore nesër pritet mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu nëpër ultësira, kurse reshje bore në viset kodrinore-malore.

Të enjtën dhe të premtën në tërë rajonin pritet kemi mot pak më të nxehtë. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu herë pas here, ndërsa në viset tjera kryesisht pa reshje. Natën mes së premtës dhe së shtunës në tërë rajonin priten reshje të dendura shiu, ndërsa në viset malore reshje të dendura bore.

Nga e shtuna pasdite vonë e sidomos nga e diela pritet stabilizim i motit dhe ngritje e sërishme graduale e temperaturave./Meteoballkan