Morina: Kjo qeveri e ka për detyrë të zhbllokoj “ngërçin” e shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se kjo qeveri e ka për detyrë të zhbllokoj “ngërçin” e shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Kjo qeveri e ka për detyrë të zhbllokoj “ngërçin” e shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. “Çlirimi” nga ky ngërç”, ti cilën e futi Rambo dhe e thelloj Albini, për përfitime partiake, do të ndikonte pozitivisht edhe në ekonominë e Kosovës. Natyrisht do të ndikonte nëse qeveria ka imagjinatë krijuese dhe guxim të mjaftueshme në zbatimin e ideve progresive në praktikë. Por kjo është një temë tjetër, e cila kërkon një zbërthim më të veçantë, dhe nuk është subjekt i drejtëpërdrejt i këtij statusi.

Me një fjalë, kam njëfar lloj skepticizmi në aftësitë krijuese të kësaj Qeverie, për shkak të kufizimeve politike të saj, e që kanë të bëjnë me mosnjohjen e mjaftueshme të konceptit, apo mentalitetit Evropian të zhvillimit.

Akuzat se është qeveri e Rakiçit, se është e varur nga Thaçi, pastaj akuza për heçjen e reciprocitet, jo Grenelli, jo ajo kjo, janë populizëm klasik.

Në ndërkohë, shpresoj që edhe VV të mbledhë pak mendë, dhe PDK të analizoj më shumë për një reformë të thellë, në çdo segment të jetës së saj.
Ta shohim njëherë, e pastaj flasim.