Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Gjatë nates së sontme reshjet e shiut do të përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe lindjen e vendit. Herë pas here priten reshje intensive shiu.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu në tërë territorin e vendit, vende-vende priten reshje intensive të herëpashershme shiu.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje intensive shiu, vende-vende priten stuhi dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më së paku reshje priten në juglindje të vendit.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Pasnesër në tërë rajonin reshjet do të pushojnë, por do të mbetet mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

Të shtunën pritet cikloni i ri i cili do të kushtëzojë reshje të reja shiu fillimisht në Shqipëri dhe në Dukagjin të cilat reshje do të zgjerohen gradualisht edhe në viset tjera të rajonit gjatë natës së të dieles./Meteoballkan