Dalin pamjet nga përleshja në Deçan, ku shtatë persona u rrahën e u therën me thika

Shtatë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete, të hënën në Deçan.

Janë publikuar tashmë edhe pamje nga kjo përleshje si pasojë e së cilës të dyshuarit kishin marr edhe trajtim mjekësor, pasi ishin therur me thika.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:10, në Deçan.

Siç thuhet në raport, gjatë rrahje është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport po ashtu thuhet se të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.