Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell por shumë i ftohtë sidomos në mëngjes, ndërsa gjatë ditës acari do të zbutet pak por prapë do të mbetet mjaft ftohtë. Temperaturat maksimale vështirë që do të kalojnë shifren 0 me ndonjë përjashtim të vogël.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët por i ftohtë. Në mëngjes do të ketë ngrica në tërë Shqipërinë duke përfshirë edhe shumë pjesë bregdetare. Gjatë ditës në viset mesdhetare priten ngritje të temperaturave, kurse në viset tjera do të mbetet ftohtë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me acar në mëngjes, kurse gjatë ditës ftohtë. Reshjet atmosferike nuk priten askund.

Nga pasnesër do të vazhdojë avazi i vjetër. Netët dhe dhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta dhe me acar si dhe me mundësi edhe për mjegull në disa rajone. Temperaturat ditore do të fillojnë të ngriten gradualisht sidomos në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull.

Ngritje pak më të të ndjeshme të temperaturave priten nga e ënjta dhe e premta, por reshje atmosferike nuk do të ketë për shkak të ndikimit të fuqishëm të fushave ajrore të thata anticiklonike./Meteoballkan