Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe do të jetë ftohtë posaçërisht gjatë mëngjesit ku temperaturat minimale do të ulën nga -4 deri në – 10 gradë Celsius në viset më të larta malore. Nëpër lugina do të ketë gjasa për mjegull.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i ftohtë në mëngjes. Gjatë dites priten ngritje të temperaturave veçanërisht në viset mesdhetare, por të cilat do ulën shpejt me perëndimin e diellit.

Edhe ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të ftohta, kurse temperaturat ditore do të fillojnë të pësojnë ngritje graduale.

Pasi që jemi nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike ditëve të ardhshme herë pas here në disa rajone do të ketë mjegull si dhe do të vije deri te përkeqësimi i cilësisë së ajrit sidomos nëpër qytete./Meteoballkan