Presidenti Thaçi pret ndërrimin e motmoteve me ushtarët e Kosovës (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ndërrimit të moteve ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi tha se Ushtria e Kosovës është nderi i vendit dhe shtoi se ka besim të plot tek ta.

“Në këto momente kur gjithë qytetarët e Kosovës po festojnë ndërrimin e moteve, Ushtria e Kosovës është në krye të obligimeve. Nderim dhe respekt për çdo ushtar dhe ushtare. Ju jeni nderi. Kam besim të plot në angazhimin tuaj maksimal, në aksionet tuaja kudo që është nevoja”, tha presidenti Thaçi, raporton kp.

Komandanti suprem i FSK-së ka falënderuar ushtarët për angazhimin e tyre gjatë tërmetit në Shqipëri.

“Arritja më e madhe ka qenë themelimi i ushtrisë, ndihem shumë krenarë. Kur po festohet ju jeni në kryerje të obligimeve për ruajtje të kufijve të Kosovës dhe udhëtim për në NATO. Urime për juve dhe familjet tuaj dhe të gjithë qytetarëve… Do ta keni shtetin afër jush që të jeni ushtri moderne në kryerjen të misioneve. Ju falënderoj për angazhimin gjatë tërmetit në Shqipëri”.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama garantoi Presidentit Thaçin se do t’i kryejnë punën me nder she përkushtim.