Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira por i nxehtë për këtë periudhë kohore. Gjatë mbrëmjes vonë do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu. Në viset më të larta malore mund të ketë reshje bore.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në veriperëndim dhe veri të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi do të ketë reshje shiu herë pas here. Pasdite dhe në mbrëmje në tërë territorin e Shqipërisë priten shtim i vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu.

Edhe në Maqedoninë Veriore nesër pas një dite relativisht të nxehtë në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, kurse reshje të dendura shiu priten nesë pasdite në Mal të Zi.

Të hënën në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu. Reshjet kryesore të shiut në rajon do të jenë natën mes së dieles dhe së hënës, kështu që gjatë ditës së hënë pritet stabilizim gradual i motit, por në disa rajone ende priten reshje sporadike.

Nga e marta do të kemi mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira, kurse të mërkurën përsëri do të kemi gjasa për reshje lokale shiu dhe bore në viset kodrinore-malore/Meteoballkan