Merkel u bën thirrje gjermanëve që të shmangin udhëtimet në zonat e rrezikut të koronavirusit

Kancelarja Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve në Gjermani të shmangin udhëtimet në zonat që konsiderohen me rrezik të lartë me koronavirus,

Merkel foli pas një takimi midis qeverive federale dhe shtetit të enjten.

Udhëheqësit federalë dhe shtetërorë kaluan më shumë se pesë orë duke diskutuar se si të forcojnë masat e koronavirusit përballë rritjes së nivelit të infeksionit.

Rregulloret e reja për të cilat është rënë dakord, përfshijnë një gjobë minimale prej 50 € për këdo që kapet pa maskë për fytyrën në vendet ku veshja e saj është e detyrueshme, siç është në dyqane dhe transport publik.

Gjermania gjithashtu planifikon të zgjasë një ndalim të ngjarjeve të mëdha nga fundi i tetorit deri më 31 dhjetor. Do të zbatohet për gjithçka, nga festivale dhe koncerte, deri në ngjarje të mëdha sportive me spektatorë.

Pandemia e koronavirusit është një “sfidë”, tha Merkel pas konferencës së mbajtur në internet. Deri më tani, Gjermania “ka kaluar pandeminë mirë”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, rritja e infeksioneve gjatë muajve të verës po merret shumë seriozisht, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch