Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë nxehtë me temperatura maksimale rreth 30 gradë celsius në nivel vendi. Do të fryjë erë mesatare, nganjëherë e fuqishme nga veriu dhe verilindja.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale rreth 35 gradë celsius në nivel vendi. Pasdite në juglindje të vendit mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ndonjë vranësirë kalimtare.

Pasnesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell por edhe me zhvillim vranësirash. Mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu në ndonjë rajon. Do të jetë pak më freskët me erëra veriore dhe verilindore.

Pasesnesër në pjesët tjera të rajonit tonë pritet mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë posaçërisht në Shqipërinë bregdetare.

Të enjten dhe të premtën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë m ngritje të temperaturave.

Të shtunën pasdite mund të kemi destabilizim të motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan