Berisha: Qeveria Kurti, konfirmon hapur se katër komunat veriore të Kosovës nuk i takojnë sistemit administrativ të territorit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosoës, Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria Kurti e ka konfirmuar hapur se katër komunat veriore të Kosovës nuk i takojnë sistemit administrativ të territorit të Kosovës.

Berisha po ashtu ka shtruar disa pyetje në lidhje me këtë temë.

Tutje, ai ka thënë se doktrina e Vetëvendosjes po zbardhet brenda një viti dhe e njejta dëshiron dështimin e shtetit të Kosovës.

Këtu keni statusin e plotë të tij:

“Qeveria Kurti, konfirmon hapur se katër komunat veriore të Kosovës nuk takojnë brenda sistemit administrativ të territorit të Kosovës.

Këtë deklaratë antikushtetuese se: “katër komunat e veriut janë jashtë sistemit aktual rregullues të Kosovës”, e bëri shefja e grupit parlamentar të LVV, në seancën e kuvendit të dt. 26.01.2022.

Unë e pyes qeverinë se në cilin bllok rregullues është Kosova?

A nuk është në një bllok rregullues me Shqipërinë që nga viti 2020?
A nuk është operatori i transmisionit i pavarur?

A nuk është shkelje e kushtetuese mos ushtrimi i sovranitetit administrativ në tërë territorin kushtetues të Kosovës?

Për një vit qeverisje të LVV, po zbardhet doktrina politike e Qeverisë Kurti, për dështimin e shtetit të Kosovës, me politikat izolacioniste në raport me BE dhe politkat refuzuese ndaj objektivave gjeopolitike dhe gjeostrategjike për rajonin me theks Kosovën, që kemi vendosur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.