Moti për ditën e sotme

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton IHMK, transmeton Fokusi.info.