Baraliu shpjegon se çka mund të ndodh nëse KQZ nuk merr vendim për zarfet nga Serbia

Dje KQZ ka filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia, edhe pse ky vendim i KQZ konsiderohet të jetë i jashtëligjshëm për faktin se mënyra e ardhjes së këtyre zarfeve nga partitë në vend po konsiderohet i jashtëligjshme.

Si shenjë revolte mbrëmë LDK-PDK-NISMA larguan anëtarët e tyre nga QNR.

Për Periskopin njohësi i qështjeve juridike Mazllum Baraliu ka shpjeguar se cila është mënyra ligjore që është dashur të sjellën ato zarfe.

Baraliu tha se ligji dhe votimi jashtë Kosovës parashihet me rregulla përkatëse të KQZ-së i cili me procedura përkatëse parashihet që përmes komunikimit zyrtar apo ndryshe komunikimit postar të bëhet bartja e atyre zarfeve.

Ai për Periskopin ka theksuar se Lista Serbe në KQZ ka pranuar se këto zarfe kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme në Kosovë, por që sipas tyre Lista Serbe është duke e arsyetuar atë se nuk ka pasur bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet postës së Kosovës me atë të Serbisë, përcjell Periskopi

“Ligji dhe votimi jashtë Kosovës parasheh mundësinë dhe rregullat përkatëse të KQZ që votimi të bëhët në procedura përkatëse por përmes insititucioneve të komunikimit zyrtarë që do të thotë që është komunikim postar. Ndërkohë që duke u bazuar në vetë deklartën e përfaqësuesit të KQZ-së nga Lista Serbe në KQZ i cii e pranon se ardhja e këtyre listave ka qenë jo rregullare e arsyeton ardhjen e tillë kinse për shkak të mos bashkëpunimit të postës së Serbisë me atë të Kosovës. Në fakt posta e Serbisë nuk e njeh postën e Kosovës”, ka shpjeguar Baraliu.

Ai po ashtu ka hedhur akuza ndaj KQZ duke thënë se KQZ nuk pranoj një pako të fletëvotimeve të mërgatës edhe pse ato ishin sipas procedurave ligjore.

“Deri KQZ-ja vendosi të mos e pranoj ni pako të madhe prej të fletvotimeve të mërgatës të cilat ishin rregullare dhe ishin sipas procedurave ligjore por kishin arritur më vonë se sa që parasheh ligji mas datës 5 tetor kur ishin dashur të arrinin, nuk i pranoj, dhe këtu shihet qartë se kemi të bëjmë me procedura jashtëligjore jo adekuate dhe mendoj që nëse nuk e ndryshon atë vendim KQZ do të ishte i diskutueshëm”, ka thënë Baraliu për Periskopin

Ndër të tjera Baraliu ka theksuar se nuk është hera e parë që KQZ merr vendime të tilla, ku siç thotë ai kemi pasur edhe në zgjedhjet e kaluar në Veri të Kosovës.