Moti për ditën e sotme

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”./Fokusi.info/