Moti për dy ditët e vikendit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë. Në mëngjes me fjolla dëbore, ndërsa gjatë ditës pritet të shndërrohen në reshje shiu nëpër ultësira. Në viset kodrinore-malore borë edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vende-vende priten reshje të dendura shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset malore me reshje bore. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën pritet përmirësim afatshkurtër i motit dhe ngritje e temperaturave ditore, por ende mbetet freskët. Pasdite priten edhe intervale kohore me diell.

Nga e hëna na pret mot i paqëndrueshëm dhe i freskët, por me ngirjte të lehta të temperaturave. Priten rrebeshe lokale shiu të cilat në disa rajone mund të përcjellën edhe me ndonjë vetëtim dhe bubullimë.

Nga e mërkura përmirësim gradual i motit, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të shënojnë rritje./Meteoballkan