Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.