Kosova dhe Mali i Zi i ndajnë pikët

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi me rezultat 1 – 1.

Kosova e nisi më mirë ndeshjen duke arritur të kalojë në epërsi në minutën e 24-të me anë të Milot Rashicës, i cili shënoi pas një harkimi nga ana e djathtë.

Kosova ka pasur dominim të plotë të lojës në pjesën e parë, duke u treguar e rrezikshme disa herë para portës së Malit të Zi.

Në minutën e 35-të, Arbër Zeneli u lëndua dhe u detyrua të largohet nga loja.

Por, në minutën e 69-të, skuadra vendase arriti ta shënoj golin e barazimit me anë të Mugosas, i cili shënoi me kokë.

Me këtë barazim Kosova renditet në vendin e tretë në Grupin A pas Republikës Çeke dhe Anglisë.