Moti sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 Celsius.

“Kushtet agrometeorologjike jan përmirësuar shum pas këtyre reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Republikës.Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:Junik 159mm, Gadime 91mm. Ferizaj 90mm, Kamenicë 62mm, Podujevë 60mm, Mitrovicë 50mm, Prizreni, Peja dhe Prishtina 45mm dhe Malisheva me 43mm ose litër për metër katrorë”, thuhet në njoftim.