Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot po ashtu kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave dhe shumë rrallë në ndonjë (jug-qendër në Shqipëri) rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme me mundësi të rralla për ndonjë rrebesh të izoluar shiu në jug të Shqipërisë. Përkeqësim gradual i motit pritet nga e enjtja, eventualisht e premtja, ku në tërë rajonin do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave, ulje të temperaturave si dhe reshje shiu të shoqëruara vende-vende edhe me rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan